Site icon Lajmeria.info

Ferran Torres transferohet te Paris Saint-Germaini për 50 milionë euro: Cilat ishin arsyet e vendimit?

Ferran Torres, futbollisti spanjoll 26-vjeçar, është zyrtarisht pjesë e Paris Saint-Germainit, pasi Barcelona e finalizoi transferimin e tij të shtunën për rreth 50 milionë euro.

Sulmuesi ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2031 dhe ka shprehur se dëshira për të fituar Champions Leaguen ishte një nga arsyet kryesore për largimin nga Barcelona.

PSG-ja i ofron atij mundësinë për ta arritur këtë objektiv, siç deklaroi ai vetë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai gjithashtu vlerësoi moshën e re të skuadrës së PSG-së dhe ecurinë e fundit të klubit francez.

Ndër faktorët vendimtar ishte edhe bashkëpunimi i mëparshëm me trajnerin Luis Enrique te Kombëtarja spanjolle.

Transferimi në PSG shënon fundin e aventurës së Torresit në Barcelonë pas katër vitesh e gjysmë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version