Site icon Lajmeria.info

Festa e Kurban Bajramit: Mijëra besimtarë festojnë në Tiranë

Festa e Kurban Bajramit mblodhi në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë mijëra besimtarë që në orët e para të mëngjesit.

Në një nga dy festat më të rëndësishme, besimtarët myslimanë ndan urimet dhe emocionet e përjetuara pas faljes së namazit të Bajramit.

Festa që simbolizon bërjen e një kafshe kurban si shenjë e sakrificës dhe devotshmërisë, u apelua nga klerikët që të shkoj përtej këtij akti, duke përmirësuar aspektin personal te çdo besimtar. ‘Është dita kur zemra e besimtarit mbushen me dashuri, reflektim dhe dashuri për zotin. Është festa që na mëson të largohem nga egoizmi, padrejtësia dhe indiferenca ndaj njëri-tjetrit’, tha kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, në fjalën e tij. ‘Në kuptim figurativ, secili duhet të bëjë një kurban në jetën e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Dikush duhet të bëjë kurban egoizmin, dikush materializmin e theksuar, dikush materializmin dhe mendjemadhësinë, dikush tjetër urrejtjen dhe mllefin, dikush padrejtësinë e dikush mëkatin që e ka rënduar dhe lodhur për tërë jetën e tij’, tha nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica.

Kurban Bajrami pasohet me tre ditë festë në familjet e besimtarëve, ku përveç urimeve nuk mungojnë vizitat te të afërmit, si shenjë e ruajtjes së lidhjeve farefisnore.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version