Site icon Lajmeria.info

Fidan Shatri flet për sponsorizimin në sportin kosovar në podcastin ‘Arena e Yjeve’

Në episodin më të ri të podcastit ‘Arena e Yjeve’, i ftuar ishte ish-trajneri i basketbollit dhe tashmë U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, i cili foli për rrugëtimin e tij në basketboll, sfidat në sportin kosovar dhe projektet që pritet të ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend.

Shatri e përmendi sponsorin e podcastit tonë EXFIS si një shembull për shpërndarjen e mjeteve nga Ligji i Sponsorizimit.

Ai përgëzoi EXFIS-in për ndihmën që ata ua dhurojnë klubeve më pak të zhvilluara. ‘Është e vërtetë që EXFIS-i sponzori juaj, të cilin e përshëndesim, e shpërndan sponsorizimin edhe sidomos në klubet të cilat kanë gjenerata të reja’. ‘Rasti i 2 Korrikut edhe klubet të cilat janë më pak të zhvilluara, edhe klubeve të femrave kam parë viteve të fundit që është politikë e mirë, për arsye që të mos fokusohet vetëm te një klub, por të bëhet një shpërndarje’. ‘Këto janë politikat e bizneseve të cilat i bëjnë për ta sponsorizuar një klub, por ajo që e përmenda më herët, kur ndryshohet ligji të ketë edhe kufizime që një sponsor të mos i jap po them 500 mijë ose 1 milion euro vetëm një klubi’, ka thënë Shatri mes tjerash.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version