Në podcastin ‘Arena e Yjeve’, ish-trajneri i basketbollit dhe U.D. drejtor ekzekutiv i Agjencisë për Sport, Fidan Shatri, ka folur për sfidat në sportin kosovar dhe projektet që ndikojnë në zhvillimin e sportit në vend.
Ai gjithashtu ka diskutuar punën me grupmoshat e reja të Kosovës në basketboll dhe veçoi turneun në Andorra si një kujtim të paharrueshëm. ‘Kombëtarja për mua është nder dhe obligim për ta përfaqësuar vendin në fushën në të cilën jemi,’ tha Shatri. ‘Kam qenë trajner i të gjitha gjeneratave, duke filluar edhe me U16 në turneun e Andorrës pas pranimit të Kosovës në FIBA.’
