Nga 1 korriku i këtij viti do të nisë procesi i intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.
Këshilli Prokurorial i Kosovës tashmë ka caktuar datat për intervistimin e tyre.
Për këtë qëllim, të mërkurën është mbajtur edhe takimi i Panelit Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit.
Gjithashtu, KPK-ja ka njoftuar edhe palët e interesuara për të monitoruar intervistimin e kandidatëve. ‘Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: info.kpk@rks-psh.org deri më datë 26 qershor 2026.’, thuhet në njoftim.
Në garë për Kryeprokuror të Shtetit janë pesë kandidatë, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.
