Site icon Lajmeria.info

Fillon rigjykimi i Çedomir Aksiq për krime lufte në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Rigjykimi ndaj i akuzuarit për krime lufte, Çedomir Aksiq, ka nisur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pasi Apeli e ktheu lëndën duke kërkuar plotësimin e kushteve për gjykim në mungesë.

Prokurorja Habibe Salihu deklaroi se fillimisht është vërtetuar adresa e i akuzuarit përmes dëshmitarëve që kanë pasur qasje në pronën e tij dhe më pas Policia e Kosovës ka konfirmuar se ai nuk jeton në Republikën e Kosovës.

Tutje ajo tha se është shfrytëzuar bashkëpunimi juridik ndërkombëtar përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku është dërguar ftesë drejt autoriteteve të Serbisë dhe është pranuar një përgjigje prej tyre.

Prokurorja Salihu gjithashtu njoftoi se ftesa është publikuar në Gazetën Zyrtare për një periudhë gjashtëmujore, duke u bërë thirrje të i akuzuarit të dorëzohet.

Me kërkesën e mbajtësit të i akuzuarit Cedomir Aksiq sipas detyrës zyrtare, avokatit Ymer Berisha seanca e sotme u ndërpre për një ditë tjetër.

Exit mobile version