Site icon Lajmeria.info

Fisnik Halimi: Exit Poll-i pritet të jetë afër rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve

Fisnik Halimi nga PIPOS ka deklaruar se Exit Polli i këtij procesi zgjedhor pritet të jetë shumë më afër rezultatit përfundimtar që do të dalë nga kutitë e votimit.

Ai tha se kjo lidhet me rrethana të ndryshme që kanë ndikuar në realizimin e matjeve, duke theksuar është analizuar e njëjta kulturë votuese si në sondazhet e mëparshme të realizuara nga PIPOS. ‘Besoj që kësaj radhe rezultati ka me u afru shumë me realitetin në kuti, për shkak të rrethanave të ndryshme.

Kemi anketuar sot të njëjtin njerëz, të njëjtën kulturë votuese siç është anketuar nëpër anketat që i kemi bërë paraprakisht’, ka thënë Halimi.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai gjithashtu ka sqaruar se Exit Poll-i nuk është diçka që zhvillohet vetëm në ditën e zgjedhjeve, por një proces i gjatë përgatitor. ‘Të gjithëve duhet t’u sqarohet që Exit Polli nuk është akt i një ditë, por është proces që përgatitet për muaj të tërë’, është shprehur ai.

Exit mobile version