Site icon Lajmeria.info

Fitore e madhe e Gjilanit ndaj Llapit: Bilali heroi i skuadrës me dy gola

Gjilani ka shënuar një fitore të madhe si mysafir ndaj Llapit, me rezultat 0-2, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës. ‘Kuqebardhët’ e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të shënonin dy herë në pjesën e parë, me sulmuesin e krahut Oltion Bilali, i cili ishte heroi i kësaj fitoreje.

Fillimisht, Bilali realizoi me kokë në minutën e 19-të, pas një asistimi të bukur nga Arbër Potoku, duke i dhënë epërsinë skuadrës gjilanase.

Gjilani vazhdoi të ishte më kërkues dhe në minutën e 41-të Bilali realizoi edhe golin e dytë personal, duke e çuar skuadrën e tij në pushim me avantazhin 0-2.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në pjesën e dytë, Llapi pati disa mundësi për të rikthyer veten në lojë.

Skuadra nga Podujeva goditi edhe shtyllën, ndërsa në disa raste u përball me pritje të shkëlqyera nga portieri Coric, i cili e mbajti portën e Gjilanit të paprekur.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version