Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Flet snajperisti i Koshares: Isha pjesë e ushtrisë amerikane, ja si u bashkova me UÇK-në

Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Më 9 prill 1999, luftëtarët e UÇK-së, të udhëhequr nga Brigada 138 “Agim Ramadani”, arritën të thyejnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, duke hapur rrugën për furnizimin me armatim dhe mbështetje logjistike.

Michael Spath, ish-snajperist i UÇK-së, ka rrëfyer në Klan Kosova se si u bashkua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pas një periudhe në ushtrinë amerikane.Ai kujton se iu desh të bënte shumë përpjekje për të bindur të tjerët për t’iu bashkuar luftës.

“Mu desh të bisedoja me disa amerikanë dhe gjermanë, ata ishin shumë të pafuqishëm në atë moment, nuk kishte koordinim të duhur dhe nuk e dinin se çfarë të bënin. Pastaj mendova, pse të mos shkoj atje dhe të shoh se çfarë mund të bëj? Australia kishte qenë e përfshirë në koordinim me Kosovën, dhe më thanë takohu me një australian në Itali që ishte pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë. Bashkëpuno dhe bisedo me të për çfarë pajisjesh duheshin dhe çdo gjë tjetër”, ka rrëfyer ai.

Më vonë, një person e ka kontaktuar dhe i ka thënë: “A do të pengonte nëse shkoje në front dhe të shihje se çfarë po ndodh?”. Të nesërmen, jam nisur”, tregoi Spath.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile