Kreu i Real Madridit, Florentino Perez, në një fjalim sulmues kundër mediave dhe La Ligës, i quajti ata ‘armiqtë tanë’ dhe bëri akuza të rënda kundër gjyqtarëve.
Ai e cilësoi çështjen Negreira si ‘skandalin më të keq në historinë e futbollit’ dhe shprehu pakënaqësinë për mos zgjidhjen e çështjes.
Perez u shpreh me hidhërim: ‘Kam fituar vetëm shtatë tituj të La Ligës me Real Madridin!?
Duhet të kisha fituar 14.
Shtatë të tjerët m’i vodhën’.
Gjatë El Clasico-s, Real Madrid humbi kundër Barcelonës, duke e lënë kampionatin matematikisht në favor të katalanasve.
Në vlerësimin e tij, Perez akuzoi gjyqtarët për vjedhjen e 18 pikëve në La Liga duke shtuar se diferencën prej 14 pikësh nuk ishte për shkak të formës së ekipit, por vendimeve të gabuara të gjyqtarëve.
Presidenti i Real Madridit e cilësoi çështjen Negreira si ‘skandalin më të keq në historinë e futbollit’ duke rikujtuar akuzat ndaj Jose Maria Enriquez Negreira për të marrë mbi shtatë milionë euro nga Barcelona midis viteve 2001–2018, duke pretenduar se ishin për vendime të favorshme të arbitrit.
Zyra e prokurorit të shtetit spanjoll beson se Barcelona ka paguar për vendime në favor të tyre, ndërsa Barcelona mohon dhe thotë se kanë paguar vetëm për shërbime konsulence.
