Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka komentuar mbledhjen e së mërkurës të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Kusari e quan fillimisht KPM-në “Komision i Varur Kundër Mediave” dhe shprehet se është e shqetësuar me qasjen e këtij institucioni.
Ajo beson se Komisioni synon disiplinimin e mediave dhe moderatorëve që kritikojnë pushtetin e Lëvizjes Vetëvendosje.
Kusari shprehet se Komisioni tejkalon kompetencat e tij dhe nuk veprohet në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.
Ajo këshillon KPM-në të mësojë jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Flutura Kusari përfundon duke thënë se do të monitorojë punën e KPM-së me kujdes dhe kërkon që mediat të dokumentojnë mbledhjet e Komisionit.
