Site icon Lajmeria.info

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese mirëpret dy oficerë ndërlidhës nga Kosova

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF) ka pritur me kënaqësi sot dy oficerë ndërlidhës nga Kosova, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Lajmi është bërë i ditur nga Bordi i Paqes, i cili përmes një njoftimi ka bërë të ditur se dy zyrtarët do të ndihmojnë në lehtësimin e rrjedhës së informacionit ndërmjet ISF-së dhe Kosovës. ‘ISF mirëpret oficerët më të rinj ndërlidhës, majorin Gentrit Idrizi dhe majorin Labinot Lala nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kosova po dërgon më të mirët e saj për të lehtësuar rrjedhën kritike të informacionit ndërmjet ISF-së dhe vendit të tyre,’ thuhet në postim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version