Sipas raportimit të emisionit El Larguero, trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka filluar të qartësojë formacionin bazë për sezonin e ri, duke përcaktuar gjashtë lojtarë që konsiderohen titullarë të padiskutueshëm.
Në mesin e futbollistëve që gëzojnë besimin maksimal të trajnerit portugez janë Kylian Mbappe, Vinicius Junior, Jude Bellingham, Yan Diomande, Marc Cucurella dhe Thibaut Courtois.
Pavarësisht paraqitjeve të mira gjatë sezonit të kaluar dhe në ndeshjet e fundit parasezonale, Arda Guler duket se e nis sezonin pas Bellinghamit në hierarkinë e Mourinhos për pozitën e numrit 10.
Ndërkohë, për vendin në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të ketë një garë të fortë mes Trent Alexander-Arnold dhe Denzel Dumfries.
Konkurrencë e ashpër pritet edhe në qendër të mbrojtjes, ku për një vend në formacion do të luftojnë Dean Huijsen, Ibrahima Konate dhe Antonio Rudiger.
Në repartin e mesfushës, për dy pozitat më të thella në skemën e Mourinhos janë në garë Federico Valverde, Aurelien Tchouameni dhe Eduardo Camavinga.
