Site icon Lajmeria

Fqinjët akuzojnë: Djali i hallës së Përparim Ramës uzurpon pronë në mes të Prishtinës (VIDEO)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama është përfshirë në një skandal, ku fqinjët e akuzojnë se i ka dhënë djalit të hallës së tij pronë të vlefshme në qendër të qytetit.

Dëshmitarët tregojnë se djali i hallës së Ramës ka filluar ndërtimin në pronën që shpesh është konsideruar një aset i çmuar për zonën.

”E kam ndërmend policinë me thirrë. Prokurorinë e qytetit sa më parë. Me liru hapësirën. Është pronë e ministrisë kjo, hyrja në Ministri po mbyllet për djalin e hallës së Përparim Ramës”, shprehet një banore e kësaj zone.

”Kjo është marri me pa. Këto janë pishat që janë pre në oborrin e ministrisë. Krejt i kam videot, Përparim Rama, thotë një fjalë e urtë ‘’shqelmat e fundit po i qet’’. Nuk bon me favorizu familjarin”.

Ajo thotë për Insajderi, se me këtë veprim, po shkelen të drejtat e një dyqani që daton tash e 60 vite në këtë hapësirë.

Exit mobile version