Site icon Lajmeria.info

Franco Foda flet për emocionet pas humbjes së ‘Dardanëve’ në finale: ‘Kishim mundësi reale të fitonim’

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka folur për gjendjen në kampin e ‘Dardanëve’ pas humbjes në finale ndaj Turqisë, duke theksuar se ekipi e ka përjetuar rëndë mundësinë e humbur për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Në konferencën për media, Foda tha se pas ndeshjes kishte emocione të forta te i gjithë grupi, pasi Kosova – sipas tij – kishte shanse reale ta fitonte finalen. ‘Me lot kemi luftuar të gjithë pas finales ndaj Turqisë, sepse kishim mundësi të fitonim dhe të kualifikoheshim në Botëror.

Kemi qenë të gjithë të dëshpëruar, jo vetëm Valon Berisha’, deklaroi Foda.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ai u ndal veçanërisht te Valon Berisha, duke e vlerësuar për kontributin e madh që ka dhënë ndër vite me fanellën e Kosovës.

Foda bëri të ditur se do të ketë bisedime me mesfushorin për hapat e radhës dhe vazhdimin e rrugëtimit të tij në ekipin kombëtar.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version