Site icon Lajmeria.info

Fruthi përhapet në Prishtinë dhe Fushë Kosovë: fëmijë të pavaksinuar të prekur

Në dy çerdhe të dy qyteteve të ndryshme, në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, fruthi shpërtheu në javën e fundit.

Shumica nga të prekurit u bën edhe për spital, rreth 6 sosh, derisa të vegjlit ishin të pavaksinuar.

Ani se qarkorja e IKSHPK-së, rekomandon dhe obligon institucionet arsimore që fëmijët e pavaksinuar nuk mund të regjistrohen as në çerdhe dhe as në shkolla.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në klinikën infektive në QKUK, aktualisht po trajtohen 17 fëmijë të prekur me fruth, ku 2 nga ta me frymëmarje më të vështirësuar duke u ndihmuar me oksigjen.

Mosha e pacientëve të vegjël është 1 deri në 2 vjet.

Infektologët theksojnë se para 8 vitesh, vendi ishte përballur me një valë të tillë por që nuk kishte zgjatuar me muaj të tërë sikurse në këtë vit, arsyea, rënia e dukshme e imunizimit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nga të dhënat zyrtare të IKSHPK-së, në javën e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me fruth, kurse që nga prilli deri me 27 korrik janë konfirmuar 78 raste në nivel vendi.

Exit mobile version