Kanë kaluar 10 ditë që nga shpallja e zhdukjes së 78-vjeçarit Xhafer Raqi nga familia e tij në Kosovë.
Deri më tani, ende nuk ka informacion për vendndodhjen e tij, ndërsa operacioni i kërkimit ka mbetur pa sukses.
Familjarët e tij bëjnë thirrje për ndihmë në gjetjen e të moshuarit që vuan nga demenca.
Të gjithë qytetarët që kanë informacione për Xhafer Raqin janë ftuar të kontaktojnë në numrin e telefonit të dhënë.
