Connect with us

Lajme

Fushata Elektorale në Kosovë: Politikanët me “Intelegjencë te dobët & energji te lartë” dhe Efekti i tyre në Politikë

Në prag të zgjedhjeve, fushata elektorale në Kosovë ka sjellë edhe një here në skenë figurat politike që ngjallin diskutime të shumta. Një tipar që bie në sy edhe këtë herë është prania e këtyre politikanëve që më pëlqen ti përshkruaj si “Intelegjentë te dobët & energjik te lartë”. Këtë term po e përdori për të përshkruar liderët që nuk kanë njohuri ne qeverisje dhe për çështjet teknike te funksionimit, por që e kompensojnë këtë me energji të pashtershme dhe aftësi për të mobilizuar masat. Këta politikanë janë energjikë, të pranishëm kudo, Kështu e kanë fituar simpatinë e një pjese të madhe të votusve, edhe pse vrehen për mungesën e te kuptuarit në idetë dhe planet e tyre politike.

Këta politikan spikasin për stilin e tyre energjik dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit. Janë të zhurmshëm, impulsivë dhe të gatshëm të premtojn gjithçka që i tingëllon bukur masës, shpesh pa menduar për realizueshmërinë e premtimeve të tyre. Janë të pranishëm në çdo cep të vendit, takohen me qytetarët, dhe premtojnë ndryshime radikale. Megjithatë, përfundojnë duke bërë premtime që janë ose të parealizueshme ose krejtësisht të pabaza.

Një shembull i qasjes së tyre është retorika e thjeshtë dhe shpesh emocionale, e cila u flet më shumë ndjenjave sesa mendjes. Në një fjalim tipik, mund të dëgjosh shprehje si:

Advertisement

“Hajnat n’burg!”
“Do ta bëjmë Kosovën model për krejt rajonin!”
“Nuk na duhen plane të ndërlikuara, na duhet vullnet!”
Këto mesazhe, edhe pse shpesh të cekëta, duken tërheqëse për një pjesë të elektoratit që kërkon ndryshim të shpejtë dhe radikal.

Këta politikan e bazojnë fushatën e tyre në takime të shumta publike: Ata janë gjithmonë pranë qytetarëve, duke premtuar ndryshime radikale dhe duke krijuar një atmosferë entuziazmi. Premtime të mëdha: Nga ndërtimi i spitaleve, shkollave në çdo fshat deri te sigurimi i punësimit për të gjithë, bashkim kombëtar me Shqiprin, Energji elektrike me të lirë etj. këto premtime shpesh janë të pamenduara dhe të pabaza në realitet.
Performancë emocionale: Ata janë mjeshtër të fjalimeve që ngjallin ndjenja të fuqishme, duke përfshirë patriotizmin, empatinë dhe shpesh zemërimin ndaj kundërshtarëve.

Pse tërheqin kaq shumë vëmendje?
Ky llojë i politikanëve nuk është unik në Kosovë; është një trend global që lidhet me lodhjen e votusve nga politikanët tradicionalë. Në Kosovë, ky trend amplifikohet nga:

Advertisement

Mungesa e besimit te elitat tradicionale: Shumë qytetarë janë të zhgënjyer nga qeverisjet e kaluara dhe kërkojnë një alternativë, për këtë fenomen më së miri tregojn zgjedhjet e fundit.
Komunikimi i drejtpërdrejtë: Këta politikanë përdorin gjuhë të thjeshtë që i bën të duken më afër popullit.
Energji dhe dinamizëm: Ata krijojnë një ndjenjë optimizmi dhe shprese, pavarësisht mungesës së kuptimit në planet e tyre.

Ndërsa energjia dhe përkushtimi janë cilësi të admirueshme, mungesa e ekspertizës dhe e mendimit strategjik mund të jetë problematike. Politikanët të këtij lloji shpesh kanë vështirësi në zbatimin e premtimeve të tyre. Për më tepër, retorika e tyre emocionale dhe shpesh polarizuese mund të çojë në ndarje të mëdha sociale.

Kritikët po argumentojnë se këta liderë nuk janë të pajisur për të trajtuar sfidat komplekse të Kosovës, si zhvillimi ekonomik, lufta kundër korrupsionit, dhe përmirësimi i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Advertisement

Në një kohë kur Kosova përballet me sfida të mëdha, është jetike të zgjedhim liderë që kombinon energjinë me ekspertizën, vizionin me planifikimin konkret. Votuesit duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos mashtrohen nga premtime të bukura, por të shqyrtojnë se cilët kandidatë kanë një strategji të qartë dhe të realizueshme për të ardhmen e vendit.

Ky lloje i politikanve është një pasqyrë e tendencave të reja në politikën moderne. Edhe pse ata mund të ofrojnë një stil të freskët dhe tërheqës, pyetja mbetet: A janë të aftë të përmbushin nevojat reale të vendit, apo do të përfundojnë duke zhgënjyer masat që i mbështetën?

Kosova ka nevojë për ndryshim, por ndryshimi i qëndrueshëm kërkon liderë të përkushtuar dhe të aftë. A do të bëjmë zgjedhjen e duhur?

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend