Site icon Lajmeria

Fushata parazgjedhore, një delegacion Parlamentar i KiE-së viziton Kosovën

Flags wave outside the Council of Europe building on the day Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy addresses the Parliamentary Assembly, in an extraordinary session to discuss Russia's invasion of Ukraine, via videolink in Strasbourg, France March 14, 2022. REUTERS/Arnd Wiegmann

Një delegacion prej tre anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE- APKE), e udhëhequr nga Petra Bayr (Austri) do të bëjë një vizitë në Kosovë më 16-17 janar për të vlerësuar fushatën zgjedhore dhe politike dhe klimën para zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt.

Në Prishtinë, delegacioni do të takohet me presidenten e Kosovës, kryeministrin dhe kryetarin e Kuvendit, si dhe me krerët dhe përfaqësuesit e grupeve kryesore politike të Kuvendit.

“Janë paraparë takime edhe me delegacionin e Kuvendit të Kosovës në (PACE- APKE), me kryesuesin dhe anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kryesuesin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve, me anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të bashkësisë diplomatike, shoqëria civile dhe media.

“Delegacioni pritet të lëshojë një deklaratë në fund të vizitës. Një delegacion i plotë prej 20 anëtarësh do të udhëtojë në Kosovë për të vëzhguar zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në komunikatën Asamblesë Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE

Exit mobile version