Site icon Lajmeria.info

Futbollistët nga Dukagjini dhe Ferizaji gati për finalen e Kupës së Kosovës

Lojtarët nga Dukagjini dhe Ferizaji me emocione dhe përkushtim po e presin me padurim finalen e madhe të Kupës së Kosovës, që do të ndodhë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Mërgim Pefqeli dhe Erion Sadriu kanë shprehur gatishmërinë e tyre për këtë sfidë të rëndësishme.

Pefqeli tha se do të japin maksimumin në fushë, duke e konsideruar këtë ndeshje si një nga më të rëndësishmet në sezon. ‘Momentet më të veçanta kanë qenë fitoret e rëndësishme dhe mbështetja e tifozëve në çdo ndeshje.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ato emocione të japin forcë ekstra.

Dua t’i falënderoj tifozët për përkrahjen e vazhdueshme,’ tha ai.

Erion Sadriu nga Ferizaji gjithashtu shprehu bindjen se fitimi në finalen e Kupës së Kosovës do të sjellë një motivim të madh për skuadrën. ‘E dijmë që tifozët janë të zhgënjyer, por pret një përkrahje të madhe nga ta.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Shpresojmë t’i gëzojmë në fund të këtij sezonit me fitimin e Kupës,’ u shpreh ai.

Exit mobile version