Site icon Lajmeria.info

Futbollisti i Llapit Arianit Hasani fiton çmimin ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, Albi Mall, vazhdon ndarjen e çmimit tradicional “Ylli i Javës”, i cili i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës në Superligën e futbollit kosovar.

Për javën e tridhjetë e katërt të këtij edicioni, ky çmim i është ndarë futbollistit të Llapit, Arianit Hasani, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer dhe kontributit të madh në fitoren e skuadrës së tij ndaj SC Gjilanit.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pasi mori këtë çmim, Hasani u shpreh i lumtur për suksesin e arritur dhe rëndësinë e kësaj fitoreje për ekipin: “E kemi ditur që na pret një ndeshje shumë e vështirë.

Jemi përgatitur gjatë gjithë javës për këtë përballje dhe presioni ka qenë shumë i madh, por jam i lumtur që morëm tri pikë dhe dolëm faqebardhë.

Synimet tona kanë qenë të jemi në top 3.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Normalisht, renditja aktuale nuk është ajo që e dëshirojmë dhe shpresojmë t’i shmangemi edhe barazhit. “E dimë që kemi ekip të mirë dhe nuk e meritojmë pozitën ku ndodhemi aktualisht.

I falënderoj bashkëlojtarët dhe trajnerin, sepse pa ta nuk do të mund ta fitoja këtë çmim.

Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive edhe në ndeshjet e ardhshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjithashtu, jam shumë i lumtur edhe në aspektin personal për këtë vlerësim.” tha ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Exit mobile version