Futbollisti spanjoll, Rodri pritet që sot gjatë ditës të udhëtojë drejt Barcelonës për të kompletuar trasnferimin e tij nga Manchester City.
Klubi anglez raportohet se ka autorizuar Rodrin për të udhëtuar sot, pasi Barcelona ka dërguar të gjitha dokumentet.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, Barça ka planifikuar një fluturim privat për Rodrin në mbrëmje, pasi departamenti i brendshëm në klub planifikoi edhe vizitat e tij mjekësore.
Kjo do të jetë një nga blerjet më të mëdha të viteve të fundit të Barcelonës, duke trasnferuar “çelikun” e mesfushës.
Barcelona ka punuar intensivisht për transferimin ditët e fundit dhe e ka rritur ofertën disa herë.
City i hodhi poshtë përpjekjet e para të katalanasve dhe shuma që mund të kënaqte klubin anglez ishte midis 70 dhe 75 milionë eurove.
