Ish-deputetja e PDK-së, në garë serioze edhe për një mandat, Ganimete Musliu, ka ironizuar me rezultatin zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje të 7 qershorit.
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, bazuar në 99,96% të votave të numëruara, LVV ka fituar 42,95%.
Por, gjatë gjithë fushatës zgjedhore, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, por edhe zyrtarë tjerë të kësaj partie, kanë thënë se do t’i fitojnë 60% të votave.
E Musliu, duke u ndërlidhur me deklaratat e vetë Kurtit gjatë fushatës, kur kërkonte kafe “më të gjatë se 51-she”, tha me ironi se “po flitet që Albini e ka largu prej punës atë kamarierin”. “Po flitet që Albini e ka largu prej pune atë kamarierin që ia kërkojke 70-she, se ia kish ngatërru hesapin e ia kish ba 40-she”, tha Ganimete Musliu në një postim në Facebook.





















You must be logged in to post a comment Login