Site icon Lajmeria

“Garantimi i një mjedisi të sigurt për të gjitha komunitetet”, ushtarët e KFOR-it ushtrojnë për përballje me trazira e turma

Ushtarët letonezë që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, kanë mbajtur një trajnim në Kçiq, lidhur me kontrollin e trazirave dhe turmave.

Siç ka njoftuar KFOR në faqen zyrtare, ky ushtrim i lejon ushtarët të familjarizohen me përdorimin e pajisjeve dhe të mësojnë taktikat e nevojshme për t’u ballafaquar me situata të trazirave të mundshme, duke ua mundësuar kështu ushtarëve që të jenë të gatshëm për të përmbushur misionin e tyre.

Exit mobile version