Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Arsenali mund ta fitojë Ligën e Kampionëve nëse arrin të transferojë Julian Alvarezin para mbylljes së afatit kalimtar. “Topçinjtë” e kanë nisur në mënyrë mbresëlënëse sezonin e ri, fillimisht duke mposhtur Manchester Cityn në Community Shield dhe më pas duke triumfuar 3-0 ndaj skuadrës së sapo promovuar, Coventry City.
Neville ka vlerësuar lart skuadrën që Mikel Arteta ka ndërtuar dhe beson se afrimi i një sulmuesi të klasit botëror si Alvarez do ta ngrinte Arsenalin në një tjetër nivel. “Çfarë skuadre ka ndërtuar Mikel Arteta.
Nëse ai do të shtonte edhe një sulmues, nëse do të arrinin disi ta merrnin Julian Alvarezin, kjo do ta ngrinte shumë skuadrën, pasi do të kishin një sulmues të klasit botëror përkrah gjithë atyre mbrojtësve dhe mesfushorëve të nivelit të lartë”, tha Neville.
Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit shkoi edhe më tej me parashikimin e tij, duke thënë se transferimi i argjentinasit mund ta ndihmonte Arsenalin ta fitonte trofeun më të madh evropian për klube. “Ata nuk do të bëheshin vetëm kampionë të Premier Leagues, por do të hidhnin hapin tjetër dhe do ta fitonin Ligën e Kampionëve”.
