Lajme
Gashi me kritika për VV-në: Në qeveri “me njerëzit” e Radojçiqit – propozojnë Limajn për kryekuvendar, dikur e quanin “hajni më i madh”

Analisti Astrit Gashi ka komentuar dështimin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, duke kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj, Albin Kurtni, se po përpiqen ta shmangin përgjegjësinë për situatën aktuale.
Sipas Gashit, në vend që të pranojë se nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për formimin e institucioneve, Kurti po përpiqet ta zhvendosë vëmendjen te PDK, LDK, AAK.
“Mos me pa opinioni publik se qysh 42 përqindëshi s’po mundet me formu qeverinë, ia nisi me qit statuse, tha kqyri këta PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Pra këta të Serbisë nuk me lanë. Në fakt ti sun e bërë, se si apte 61, se këta të Serbisë, edhe Vuçiqin me pru prej Beogradit s’kishin mund me ndalë nëse i kishe pas 61 vota”, ka thënë Gashi në Debat Plus.
Gashi gjithashtu theksoi kontradiktat në qasjen e Vetëvendosjes ndaj përfaqësuesve politikë të pakicave joserbe, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë, Kurti kishte akuzuar disa prej tyre si të ndikuar nga Serbia apo të lidhur me Milan Radoiçiqin, ndërsa tani kishte negociuar për t’i përfshirë ata në qeveri.
“E 61 vota ti, ke tentuar mi bë duke negociuar, dhe duke i fut në Qeveri edhe ata, që para një jave iu ke thënë që janë të shantazhuar nga Serbia dhe ata që kanë thënë që janë njerëz të Radojçiqit. Pra, edhe ata edhe votën e atyre e kanë prit…”, ka shtuar Gashi.
Gashi komentoi edhe propozimin e mundshëm të Fatmir Limajt për kryetar të Kuvendit nga ana e Kurtit, duke kujtuar qëndrimet e mëhershme të Vetëvendosjes për Limajn.
“Ku mundet me ra ma poshtë LVV-ja edhe Albin Kurti, sesa qikaq. Ku mundet me ra ma poshtë se 42 përqindëshi me propzou kryetarin e aprtisë socialdemokrate, socialdemokratin e Kosovës, Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit. A dini e sa komunikatën e ka shkruar VV-ja për Fatmir Limajn, ‘hajni ma i madh’ në Kosovë sipas VV-ë ka qenë Fatmir Limaj. Ai po e bën kryetar të Kuvendit atë”, ka theksuar Gashi.
-
Lajme1 month ago
Dalin rezultatet/ Kaq deputetë fituan VV, PDK, LDK dhe AAK
-
Lajme1 month ago
Sekretari i NATO-s thërret në telefon Vuçiqin, ja jep këtë paralajmërim
-
Lajme1 month ago
Lajm katastrofal për VV-në vjen nga QNR
-
Lajme2 months ago
Kandidatët e PDK-së që siguruan ulëset në Kuvend
-
Lajme2 months ago
Këta janë 17 kandidatët për deputet në PDK që kanë siguruar ulëset, dhe të tjerët që po luftojnë ende
-
Lajme2 months ago
Befason Drenasi – Ja lista e plotë me vota të kandidatëve