Site icon Lajmeria.info

Gazetari sportiv Luigi Esposito gjetur i vrarë në Itali: Detajet e tragjedisë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Italinë, pasi gazetari sportiv Luigi Esposito është gjetur i vrarë dhe i djegur në një zonë bujqësore në Eboli, pranë Salernos, në jug të vendit. 53-vjeçari, i cili punonte në Agjencinë Rajonale të Mjedisit dhe ishte bashkëpunëtor i disa mediave lokale, u gjet pa shenja jete nga zjarrfikësit, të cilët po intervenonin për shuarjen e një zjarri në shkurre.

Për shkak të dëmtimeve të rënda të shkaktuara nga flakët, identifikimi i trupit fillimisht ishte i pamundur.

Megjithatë, hetimet morën një kthesë tjetër pasi pranë vendit të ngjarjes u lokalizua automjeti që i përkiste viktimës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas autoriteteve italiane, dyshohet se Esposito fillimisht është qëlluar me armë zjarri dhe më pas trupit të tij i është vënë flaka, në përpjekje për të fshehur gjurmët e krimit.

Në vendin e ngjarjes, karabinierët kanë gjetur disa gëzhoja, ndërsa autopsia pritet të zbardhë shkakun e saktë të vdekjes dhe rrethanat në të cilat ndodhi krimi.

Luigi Esposito ishte një emër i njohur në gazetarinë sportive italiane, ai kishte bashkëpunuar me gazetën ‘La Città di Salerno’, televizionin ‘Ottochannel’, ndërsa ishte edhe themelues i portalit sportiv ‘Tuttosalernitana.com’.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version