Gazmend Syla nga OVL-UÇK ka diskutuar për procesin gjyqësor në Hagë dhe vendimin e pritshëm më 16 shtator ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Syla në emisionin ‘Kosova Today’ ka theksuar se Gjykata Speciale ka vepruar politikisht dhe jo mbi prova e fakte.
Ai beson se nëse vendimi bazohet në prova, ish-krerët e UÇK-së do të dëshmohen të pafajshëm.
Sipas tij, një vendim politik do të ishte negativ për vendin, ndërsa një vendim bazuar mbi fakte do të çonte në lirimin e bashkëluftëtarëve.
