Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Geci jep disa ide pasi Kurti e ftoi Abdixhikun në takim: LDK të insistojë në programin e saj, pastaj të flasin për ndarje pushtetesh

Gani Geci, një eksponent i angazhuar për shumë vjet në terren për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka thënë se partia më e vjetër në vend duhet “t’i trejgojë LVV-së se nuk di të qeverisë” dhe “duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”.

Duke e komentuar letrën që kryetari i LVV-së, Albin Kurti ia dërgoi kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku duke e ftuar në një takim, Geci dha disa ide për një qeverisje të mundshme ndërmjet këtyre dy partive.“Tani për LDK-në janë pajtuar të gjithë në Kosovë se LDK-ja e ka pasur programin më të mirë prazgjedhor nga të gjitha partitë, andaj mendoj se LDK duhet t’i tregojë LVV-së se nuk di të qeverisë, nuk di të bëjë program, nuk di të krijojë ura miqësie as me ndërkombëtarët as me shqiptarët, prandaj LDK-ja duhet të insistojë që të inkorporohet në përgjithësi programi i LDK-së”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Të rritet koeficienti 150 euro që javën e parë dhe të zbatohet në tërësi programi parazgjedhor i LDK-së, dhe pastaj të flasin për ndarje pushtetesh”, shtoi Geci.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në vend se të ishte në shkollë, ku prindërit e regjistruan për t’u bërë mjeke, 17-vjeçarja B.M. ka gjetur një vend pune tash e...

ShowBiz

Sonte mbyllet një tjetër sezon spektakolar i Big Brother VIP Albania – dhe Telegrafi do të jetë aty për t’ju sjellë çdo moment të...

ShowBiz

Nuk ka më pritje! Finalja e madhe e Big Brother Vip Albania 4 tashmë është këtu dhe ka nisur me një spektakël të vërtetë....

ShowBiz

Banori i cili shkaktoi skandal javën e kaluar në transmetim direkt, duke goditur Gjestin me shuplakë, Jozi Marku, nuk po merr pjesë në finalen...

Lajme

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka paralajmëruar liderin e VV-së, Albin Kurtin për mundësinë e zgjedhjeve të reja. Në mënyrë indirekte ai ka...

Lajme

Historia e Shekip Fazliut në pozitat e larta të Telekomit lulëzoi në kohën kur PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma Socialdemokrate ishin në pushtet. Hiset që...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile