Gili, këngëtarja e njohur, sot feston ditëlindjen e saj, duke mbushur 60-vjet jetë.
Në një postim në Instagram, ajo ka ndarë një foto ku është e rrethuar nga bashkëshorti, dy djemtë, nusja dhe dy nipat, duke përshëndetur ndjekësit për momentin e veçantë në jetën e saj.
Gili ka shprehur mirënjohje për familjen dhe jetën në mesazhin e saj, duke shkruar: ‘Ditëlindja ime sot, me zemër plot ♥️ Faleminderit Zot’.
Reagimet nga ndjekësit janë të shumta dhe pozitive, duke u shprehur me urime për ditëlindjen dhe vlerësim për harmoninë familjare të këngëtares që ajo ka ndarë me publikun.
