DJ-i i njohur kosovar, Gimbo, dhe fituesja e Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati, po i shijojnë disa ditë relaksi në Budva të Malit të Zi, duke ndarë momente të tyre romantike me ndjekësit në rrjetet sociale.
Nisur si një histori dashurie brenda Big Brother VIP Albania 5, lidhja e tyre ka fituar zemrat e publikut dhe ata vazhdojnë të jenë aktive në rrjetet sociale, treguar se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë.
Pushimet në Budva janë vetëm një nga destinacionet e tyre të verës, ku ata shfrytëzojnë kohën së bashku larg stresit të përditshëm, duke përjetuar momente të këndshme.
Fotografia e tyre romantike ka thyer rekorde pëlqimesh dhe reagimesh në rrjetet sociale.
