Site icon Lajmeria.info

Gjashtë vatra zjarri regjistrohen në Shqipëri, situata përgjithësisht e stabilizuar

Në Shqipëri janë regjistruar gjashtë vatra zjarri deri në orën 14:00 të së mërkurës, ku 4 prej tyre vazhdojnë të jenë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Ministria e Mbrojtjes informon se janë 126 forca operacionale vendore dhe 90 efektivë të Forcave të Armatosura në terren, të mbështetur nga dy helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive janë në Dajt, Priskë, Lufaj dhe Tërbun, ndërsa situata është e stabilizuar dhe nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version