Raportohet se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës qëndrojnë në kushte të papërshtatshme në kazermën ‘Minatori’ në Mitrovicë.
Probleme me higjienën, prani e mykut në dhoma, mungesë e klimës dhe kushte jo të mira për pushim dhe fjetje janë disa nga çështjet e ngritura.
Fotografitë dëshmojnë gjendjen e pakëndshme në objekt.
Ankesat përfshijnë edhe shqetësime për ushqimin dhe pajisjet.
FSK është pyetur për këto pretendime, ndërsa fotografitë janë realizuar rreth dy javë më parë.
