Arbëresha Krasniqi, nga Nisma Socialdemokrate e ftuar në Pressing në T7, ka folur për situatën në sektorin e arsimit përgjatë 4 viteve qeverisje të Vetëvendosjes, duke thënë mes tjerash se nuk ka pasur funksionim të mirëfilltë mes ministrisë së Arsimit dhe asaj të Financave, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu ajo ka thënë se mësimdhënësve do të duhej tu jepej mundësia për trajnime.
‘‘Çështja e fëmijëve me nevoja të veçanta dhe mungesa e asistenteve varet nga shkalla e lëndimit që e kanë ata fëmije, por edhe në këtë pjesë nuk është bërë. Komunat kanë probleme. Para katër viteve komuna e Malisheves ka pasur 8 asistentë të fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe tani në këtë vit ne e kemi bërë numrin 26, pra 26 asistentë që i trajtojnë apo që merren me fëmijë të cilët kanë lëndime apo janë me nevoja të veçanta. Nuk ka pasur funksionim të mirfillt, Ministria e Arsimit me Ministrinë e Financave, sepse shumë situata që kanë buru nga ministria e Arsimit nuk e kanë gjete mbështetje në linjën buxhetore. Të gjithë ata mësimdhënës që japin kontribut, do të duhej tu ofrohej mundësia për trajnim. Secili mësimdhënës ka nevojë që të ketë trajnime. Sidomos çështja e korikules e ngarkon jashtëzakonisht shumë sektorin e arsimit, edhe në këtë pjesë nuk është bërë. Unë e shoh me shumë telashe sektorin e arsimit. Mësimdhënësit duhet të trajtohen dinjitetshëm edhe me çështjen e pagës’’, ka thënë ajo mes tjerash