Site icon Lajmeria.info

Gjetja e një lapidari të dëmtuar në Klinë: Alarm për historinë e UÇK-së

Në një survejim në fshatin Binxhë të Klinës, arkeologu Berat Ademi ka zbuluar një lapidar të panjohur që dyshohet se i takon Zonës Operative të Drenicës së UÇK-së.

Lapidari është gjetur pranë një rruge malore, i dëmtuar rëndë në një akt vandalizmi për të fshirë gjurmët historike të luftës.

Arkeologu Ademi theksoi se dëmtimi i monumenteve është alarm për të mos harruar sakrificën e dëshmorëve të luftës në Kosovë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version