Në një tragjedi të trishtueshme, është gjetur pa shenja jete Shyhrete Pajaziti, 55-vjeçarja nga Deçani, në rrjedhën e ujit të Lumbardhit.
Detaje rreth këtij rasti tragjik përklan Kosova ka dhënë Deni Hameli, nga Kërkim-Shpëtimi Malor i Kosovës.
Trupi i viktimës u zbulua 7 kilometra e gjysmë larg vendit ku dyshohet se është aksidentuar, pasi banorët e zonës e vërejtën në rrjedhën e ujit të Lumbardhit, ku lidhet me Drinin.
Kërkimet dhe procedurat për t’u siguruar trupi u bënë në bashkëpunim me policinë, ekipet e shpëtimit, zjarrfikësit dhe banorët lokalë.
