Site icon Lajmeria.info

Gjykata Kushtetuese shpall aktgjykimin e Gjykatës Supreme të pavlefshëm

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm aktgjykimin e Gjykatës Supreme e cila kishte anuluar Rregulloren e Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me mandatin e Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Ky rast ishte iniciuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili kishte kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Supremes të 14 korrikut të vitit të kaluar.

I njëjti kishte të bënte me ndryshimet që KPK-ja kishte bërë në vitin 2025 në Rregulloren për Koordinatorin Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokurori Shqipdon Fazliu, i cili e ushtronte këtë detyrë që nga viti 2013, kishte paditur KPK-në duke pretenduar se ndryshimet ishin zbatuar në mënyrë retroaktive dhe cenonin pozitën e tij.

Gjykata Supreme e kishte aprovuar padinë dhe kishte shfuqizuar rregulloren.

Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese fillimisht shtjelloi parimet e përgjithshme të përcaktuara me Kushtetutë, përmes praktikës së saj gjyqësore dhe praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me pavarësinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, si dhe rolin e Gjykatës Supreme të Kosovës për të vlerësuar aktet nënligjore, përfshirë ato të miratuara nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Aktgjykimin e publikuar, parashtruesi i kërkesës para Gjykatës pretendoi se, Gjykata Supreme ka shkelur pavarësinë e tij institucionale si dhe të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm dhe nenin 110 Këshilli Prokurorial i Kosovës të Kushtetutës dhe nenin 6 E drejta për një proces të rregullt të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pretendime këto që kundërshtohen nga z.

Shqipdon Fazliu.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version