Gjykata Kombëtare e Audiencës në Madrid ka vendosur që autoriteti kryesor tatimor i Spanjës t’i kthejë 55 milionë euro yllit të muzikës Shakira, duke e vlerësuar shumën si të fituar në mënyrë të paligjshme gjatë një mosmarrëveshjeje mbi taksat e vitit 2011.
Vendimi u bë i ditur për publikun sot, pas një apeli të këngëtares kolumbiane.
Shakira dhe ish-bashkëshorti i saj, futbollisti Gerard Pique, blenë shtëpinë e tyre të parë në Spanjë në vitin 2012, por argumentuan se ajo nuk ishte banore e perhershme e vendit atë kohë për shkak të turneve të shpeshta.
Gjykata urdhëroi që ajo të rimbursohej me dhjetëra milionë euro që u mblodhën në vitin 2021, pasi kishte arritur një marrëveshje për akuzat e taksave të ardhurash midis viteve 2012 dhe 2014.
