Gjykata e Posaçme në Kosovë ka vendosur të shtyjë për datën 8 qershor procesin e veçuar të të bashkëpandehurve të ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes, Monika Kryemadhi.
Në seancën e së hënës, mungesa e të pandehurës, Ema Çoku, ka bërë që gjykata të shtyjë datën, raporton A2 CNN.
Pandehurit Pirro Xhixho, Ema Çoku e Fatime Kryemadhi do të gjykohen me procedurën e gjykimit të shkurtuar.
Dështimi i seancës ka penguar leximin e konkluzioneve përfundimtare të SPAK.
