Site icon Lajmeria.info

Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për të pandehurit në rastin e grupit kriminal të organizuar

Rasti përfshin të pandehurit të dyshuarit me incialet R.N., R.B., A.I., A.Gj., E.I., Sh.B., A.V., B.Sh., R.V., R.B., A.R., E.B., A.M., K.D., O.V., L.T., K.B., K.A., Y.M. dhe S.L., të cilët dyshohen për pjesëmarrje në grup kriminal të organizuar, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve si dhe shpërlarje parash.

Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë kundër aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se ekziston bazë ligjore për vazhdimin e paraburgimit, duke marrë parasysh provat dhe informacionet e siguruara gjatë hetimeve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjykata po ashtu ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rrezikut se të pandehurit mund të ndikojnë në bashkëpandehurit dhe të pengojnë sigurimin e provave.

Në këtë drejtim, u morën parasysh edhe karakteristikat personale dhe e kaluara kriminale e disa prej të pandehurve, përfshirë dënime të mëparshme brenda dhe jashtë Kosovës, edhe për vepra që ndërlidhen me narkotikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version