Gjykata Supreme në Kosovë ka marrë vendim për kërkesën për ndërprerje të paraburgimit në rastin e dyshimeve për mashtrim dhe falsifikim dokumentesh me prona në lagjen Veternik.
Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit të Kosovës kanë vazhduar masën e paraburgimit për të pandehurit M.M. dhe Zh.J. për shkak të dyshimeve për falsifikim dokumentesh pronësore.
Gjykata Supreme vlerëson se ekziston rreziku i arratisjes dhe i përsëritjes së veprave penale nëse të pandehurit lihen në liri.
