Site icon Lajmeria.info

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit për pesë të arrestuar për krime lufte në Reçak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit pesë të arrestuarve të dielën nën dyshimin se kanë kryer krime lufte në masakrën e Reçakut.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit.

Gjykata vlerëson se caktimi i masës së paraburgimit është masë adekuate për të pandehurit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pesë serbët, ish-pjesëtarë të Policisë së Serbisë, janë arrestuar në kuadër të hetimeve për rastin ‘Reçaku II’.

Exit mobile version