Vendimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit J.R. është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, pas seancës dëgjimore të zhvilluar nga gjyqtarja e procedurës paraprake.
Gjyqtarja ka aprovuar kërkesën, duke vendosur masën e paraburgimit në një muaj.
Masa është caktuar për shkak të rrezikut që i pandehuri mund të arratiset për shkak të shtetësisë së tij serbe.
Gjykata vlerëson se ka rrezik që ai të ndikojë në dëshmitarë dhe provat, nëse do të linte në liri.
