Banda nga Danimarka, Aqua, e njohur për këngën e tyre të famshme ‘Barbie Girl’, ka vendosur të ndalojë performancat live pas gati tre dekadash në skenë.
Anëtarët e grupit shprehin mirënjohje për rrugëtimin e tyre muzikor dhe për mbështetjen e fansave. ‘Pas shumë vitesh të jashtëzakonshme, kemi vendosur të mbyllim kapitullin e AQUA si një grup që performon live,’ thuhet në deklaratë.
Barbie Girl është hiti më i madh i grupit, një nga këngët më ikonike të kulturës pop ndërkombëtare.
Kënga u rikthye në vëmendje globale pas përdorimit në filmin Barbie, duke sjellë një valë të re suksesi për grupin.
