Pep Guardiola u përshëndet me festë lamtumirën nga Manchester City pas 10 vitesh në stol, duke marrë një mbrëmje të paharrueshme në stadiumin Etihad.
Edhe pse nuk arriti të fitonte titullin në sezonin e tij të fundit, trajneri katalunas largohet si një legjendë dhe trajneri më i mirë në historinë e klubit.
Mbrëmja emocionale ishte plot surpriza, duke përfshirë edhe grupin muzikor të preferuar të Guardiolës, Mishima, që performoi në skenë.
Parada e lojtarëve të së kaluarës dhe të tashmës, duke sjellë trofetët e fituara gjatë epokës së tij, ishte një moment veçanërisht prekës.
Lojtarë si Fernandinho, Ederson, Ilkay Gündogan, Vincent Kompany, si edhe anëtarë të skuadrës së tanishme si Erling Haaland, Bernardo Silva dhe Nica Gonzalez, pozuan me trofetë.
