Connect with us

Lajme

Hamza: 25 milionë € në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë për të rinjtë

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro në vit për bursa të studentëve janë më shumë se financim për studentët.

Hamza ka thënë se bursat janë shpresë, mundësi dhe investim në të rinjtë e talentuar për ta arritur potencialin e plotë dhe për ta ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në vendin tonë.

“Fondi i Bursave në vlerë 25 milionë euro në vit është më shumë se financim për studentët. Është shpresë, mundësi dhe investim në të rinjtë e talentuar për ta arritur potencialin e plotë dhe për ta ndërtuar jetën dhe karrierën e tyre në vendin tonë. Ne do të krijojmë mundësi të reja dhe të ardhme të sigurt për të rinjtë në Kosovë. Kosova mundet ma mirë për rininë dhe studentët!”, ka shkruar Hamza në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Advertisement
Advertisement

Në trend