Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Hamza: Unë kam përparësi sepse në Qeveri nuk do të shkoj me mësu, por me punu

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, në emisionin “Debat Plus”, ka theksuar se puna e PDK-së matet me premtimet që i ka bërë në të kaluarën dhe që i ka realizuar.

Sipas Hamëz, rritja e pagave është një detyrim i Qeverisë dhe assesi bujari apo bamirësi.

Tutje Hamza ka thënë se në këtë qeveri po mungon transparenca dhe llogaridhënia.

“Ne matemi me premtimet që i kemi bërë dhe i kemi realizu. Janë një për një të listuara dhe nuk mundesh në fund të mandatit me thënë kemi me i bërë. Dy shtyllat kryesore në qeverisje janë transparenca dhe llogaridhënia, e që po mundojnë të dyjat. Llogaridhënia është ose në Kuvend, llogaridhënia është edhe përmes paraqitjes publike, përmes debateve, përmes pjesëmarrjes në debate. Sepse kur folëm për rritjen e pagave, nuk është ajo bujari ose bamirësi, ajo është detyrim i Qeverisë. Se ti je tu punu me paret e taksapaguesve të vendit dhe ti ki obligim edhe me qenë transparent edhe me pas llogaridhënie për ato”, u shpreh Hamza.

Tutje kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se ai në Qeveri do të shkoj për të punuar e jo për të mësuar, pasi siç u shpreh, ai tashmë ka një bagazh të madh prapa vetes, por edhe një ekip që di t’i zbatoj planet.

Çka mu m’ka karakterizu në punën tem, edhe unë e kam përparësinë se nuk shkoj aty me mësu, shkoj aty me punu, se mbrapa vetes e kam një karrierë të ndërtuar, të kombinuar në sektor privat, ndërmarrje shoqërore, sektor publik, nivel lokal e nivel qendror edhe e kam shumë të qartë se çka duhet me bë javën e parë dhe jo me shku e me prit aty se çka po vjen në radhë edhe me mendu ti që mandati të zgjatë, ti garon për 4 vjet, por mandati të zgjatë nja 10 vjet për me i kry punët tua. Si të nisen në kohë, nuk mun i realizon dhe në fund të mandati, nuk mundesh me thënë këto i kom pas premtimet e kom fillu studimin e fizibilitetit, jo more në fund të mandatit duhet me i pre shiritat, duhet me i dorëzu projektet. Me program të qartë, me premtime e projekte të matshme, me financim të qartë, është mirë me e pas programin, por programi nuk është garantues që ki me pas sukses. Nëse s’ki rreth vetes ekip që ta zbaton programin, nëse t’i nuk i mban përgjegjës në baza periodike vartësit e tu, ministrat a e kanë zbatu programin.  Nëse ata futen në një konfortzonë, edhe s’punojnë, s’kanë llogaridhënie, ju mungon transparenca, nuk e kanë shqetësimin se a e humbin vendin e punës edhe e kryjnë angazhimin e tyre politik, sepse kryeministri i mbron me çdo kusht, kushdo qoftë ai, sigurisht që rezultatet mungojnë”, u shpreh Hamza.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile