Hansi Flick ka thënë se Barcelona duhet të mbetet e përqendruar vetëm te loja e saj dhe ta trajtojë El Clasicon njësoj si pjesën tjetër të sezonit.
Trajneri gjerman e pranoi se presioni është i madh, por theksoi se plani është i thjeshtë: Të luajnë si skuadër dhe të mos ndikohen nga zhurma jashtë fushës. “Për mua, ajo që duhet të bëjmë është të luajmë dhe të fokusohemi te futbolli ynë.
Kemi zhvilluar një sezon fantastik dhe dua ta shoh të njëjtin nivel dhe të njëjtin stil edhe nesër”. “E di që tensioni është i lartë.
El Clasico është më e mira që futbolli spanjoll ka për të ofruar.
Ne duam të luajmë si ekip, si njësi”.
Flick insistoi se nuk po merret me asgjë tjetër përveç ndeshjes, duke nënvizuar se mendësia e Barcelonës është e orientuar vetëm te performanca dhe puna kolektive. “Nuk jam i fokusuar në asgjë tjetër”, u shpreh ai.
