Site icon Lajmeria.info

Hansi Flick nënshkruan kontratë afatgjatë me Barcelonën deri në vitin 2028

Hansi Flick ka nënshkruar zyrtarisht kontratën e re me Barcelonën deri në vitin 2028.

Marrëveshja mes klubit katalanas dhe trajnerit gjerman ishte arritur prej javësh, por finalizimi i saj u bë vetëm tani, me sezonin që po shkon drejt fundit.

Barcelona ka përfshirë gjithashtu një opsion për vazhdimin e kontratës edhe për një vit tjetër, deri në vitin 2029, megjithëse Flick fillimisht kishte hezituar për një marrëveshje afatgjatë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Nën drejtimin e 61-vjeçarit, Barcelona fitoi edhe një tjetër titull në La Liga këtë sezon, ndërsa skuadra ruajti një rekord perfekt në ndeshjet kampionale në shtëpi në “Camp Nou”.

Exit mobile version