Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Haradinaj: Gratë vendosin vet, ato kanë vendosur 137

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Deçan e Pejë, ka takuar gratë e këtyre komunave në kuadër të prezantimit të programit zgjedhor.

Haradinaj ka thënë se vizioni ynë është fuqizimi i rolit të gruas nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik.

“Gratë vendosin vetë, ato kanë vendosur 137. Sot, në takime të ndara në Deçan e Pejë, shpalosëm vizionin tonë drejt fuqizimit të rolit të gruas, nga e drejta e trashëgimisë te fuqizimi ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka prezantuar plane konkrete të veprimit.

“Programi ynë për Kosovën Fituese ofron plane konkrete veprimi:

• Ndryshimi i parë i menjëhershëm do të jetë zbatimi në plotni i Ligjit për trashëgiminë, ku çdo grua do të jetë trashëguese dhe bartëse e barabartë e pronës së paluajtshme.

• Shteti do të ofrojë garanci dhe do të subvencionojë hua për biznese që udhëhiqen nga gratë.

• Do ta zbatojmë orarin fleksibil për gratë shtatzëna ato që kanë fëmijë nën moshën shkollore.

• Nënat që kanë 3 e më shumë fëmijë do të përfshihen në pagën minimale prej 500 eurosh.

• Do të mbështesim krijimin e familjeve të reja dhe rritjen e tyre: për fëmijën e parë do të jepen 1500 euro, për të dytin 2500 euro, dhe për të tretin 3500 euro.

Ky është zotimi ynë për të ndërtuar një Kosovë ku barazia gjinore dhe mirëqenia familjare janë themel i shoqërisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile